December 23, 2024
Screenshot-2024-12-10-120901.png


Shoqata e qytetarëve “Qendra për komunikime qytetare (QKQ)” në Shkup dhe aktivistja Lila Miliq sot e kanë fituar çmimin shtetëror “Meto Jovanovski” për këtë vit, që është mirënjohja më e lartë për arritje shumëvjeçare në sferën e promovimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut.

Kryetari i “Qendrës për komunikime qytetare”, German Fillkov në fjalimin e tij sot me rastin e dorëzimit të çmimit, potencoi se ky çmim paraqet nxitje për transparencë të mëtejshme dhe qasje edhe më të lehtë të qytetarëve deri te informatat, të cilat u mundësojnë të marrin pjesë në krijimin e politikave, në marrjen e vendimeve, prej të cilave më tej varet cilësia e jetesës, për marrjen e shërbimeve cilësore publike, për mënyrën e harxhimit të parave të tyre, për kërkesë të përgjegjësisë dhe llogaridhënies nga institucionet.

Në mungesë të Lila Miliqit, sot parashtruesi i iniciativës Sllavço Dimitrov e ka marrë çmimin në emrin e saj.

Ai, duke e lexuar fjalimin e saj, nënvizoi se për herë të parë në shtet një person transgjinor fiton një çmim të tillë të lartë. Ky çmim, siç tha, është porosi se drejtësia, barazia dhe përfshirja janë të mundshme.

Çmimi ndahet çdo vit më 10 dhjetor, me rastin e Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *