
“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes Bylis-Partizani, e luajtur në stadiumin “Adush Muçaj” dhe e fituar me shifrat 2-1 nga vendësit, që regjistruan një fitore të madhe. Prani e ulët e tifozëve në Ballsh, ku nuk ishin më shumë se 350 të pranishëm.* Te Bylisi i nisin shpejt pretendimet në lidhje me gjykimin, që në javët e fundit ka vendosur në mënyrë të dyshimtë kundër tyre. Është Flamur Ruçi, që kërkon karton të verdhë për Sembene, pas një ndërhyrjeje, ku Malomo mbeti i dëmtuar.
* Në tribunën “VIP” nuk mungonte trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinoviç. Serbi ka ndjekur sfidën në cepin pranë pankinës së skuadrës së tij, ku udhëzonte skuadrën hera herës, por komunikonte edhe me stafin. Për shkak të protestave në ndeshjen kundër Egnatias, Veselinoviç u ndëshkua me karton të kuq dhe dje ishte i pezulluar, prandaj dhe qëndroi në tribunë. Afër tij ishte edhe presidenti Demi.
* Kamara shënon golin e dytë të Bylisit, por zgjedh të mos festojë në nder të fanellës së kuqe, të cilën e ka veshur në vitin 2021, ku qëndroi për gjashtë muaj, para se të kalonte te ballshiotët.
* Dy presidentët, Gazment Demi i Partizanit dhe Besnik Kapllanaj i Bylisit, e shohin ndeshjen së bashku në tribunën kryesore të stadiumit “Adush Muçaj”. Para tyre ishte edhe ish-kryetari i bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Dy klubet bashkëpunojnë vazhdimisht sa i përket merkatos, me Bylisin, që është shndërruar në një “market” për klubin e kuq.
* Në ndeshjen e djeshme në rolin e trajnerit të Partizanit ishte Dragan Aniçiç, në mungesë të Veselinoviç, i pezulluar me karton të kuq. Aniçiç qëndroi gjithë kohës në këmbë, por ndryshe nga “shefi” i tij, nuk ishte aq reaktiv ndaj lojtarëve apo gjyqtarëve.
SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL
