December 24, 2024
682534-wMcg9CrOqV.webp.webp


Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ministri hungarez sot do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Takimi pritet të zhvillohet në orën 10:45.

Gjatë qëndrimit në Kosovës, ai dje është pritur  në takim edhe nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Ministri Boka ka shkruar në platformën ‘X’ se me Besnik Bislimin ka diskutuar veprimet që duhen ndërmarrë për ta sjellë Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian.

“Presidenca hungareze po punon për një politikë zgjerimi të bazuar në merita, të balancuar dhe të besueshme. Këtë e theksova gjatë bisedave të mia në Prishtinë”, ka shkruar ai.

Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka, do të ketë edhe takime tjera.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *