June 28, 2025
CR_Atalanta-vs-Real-Madrid-9123527.jpg


Nënshtrimi i Atalantës, ky është qëllimi i Ançelotit në vizitën që Reali do të bëjë sonte në mbrëmje në shtëpinë e kryesuesve të Serisë A.

CR_Atalanta-vs-Real-Madrid-9123527

Por për vetë situatën ku ndodhen skuadrat, transferta në Bergamo është mjaft delikate për “Los Blancos”, të cilët mes të tjerave do të kërkojnë të shpëtojnë prestigjin e tyre në Europë. Pas tri humbjesh (Lila, Milani dhe Liverpuli), një i katërt do të ishte fatal. Nga e thënë në të bërë duhen 90 minuta. Por shtegu, figurativisht, ose jo aq figurativisht, është tërhequr më shumë sesa 1600 kilometra larg. Ato që ndajnë “Cibeles”, shatërvanin e festimeve të Realit të Madridit, nga stadiumi “Gevis” ku do të jetë “fushëbeteja”.

Në Madrid, janë dy luanë që tërheqin qerren e perëndeshës. Dy të dashuruar të kthyer në gur, të dënuar t’i kthejnë shpinën njëri-tjetrit në përjetësi. Nga njëra anë, Hipomeni. Nga ana tjetër, Atalanta. “Cibele e zbuti Dean”, personifikimet e dy klubeve. Tani është radha e Madridit. Është mitologjia greke ajo që ndërthur oborrin e festimeve të Madridit me heroinën që i jep emrin Atalantës dhe që ndodhet në stemën e tij. Sepse Atalanta, megjithëse klubi njihet si “Dea” (perëndesha) për nder të saj, nuk arriti kurrë nivelin e hyjnisë. Atalanta ishte një vajzë e padëshiruar, sepse babai i saj donte një djalë. Dhe ai e braktisi atë në mal. Një pengesë që farkëtoi personalitetin e të resë. Trime, luftëtare, elastike. Vlerat që Atalanta i ka skalitur në gur dhe me të cilat mburren rrugët dhe fqinjët e tyre.

“Dhjetë vjet më parë ishte e paimagjinueshme, as nuk mund të ëndërrohej, të luanim kundër Madridit si të barabartë. Dhe shiko tani!” , thërrasin nga qyteti që do t’i hapë dyert Ançelotit. Një mit i kthyer në realitet. Atalanta, larg syve të botës, u mirëprit, siç e shpjegojnë bergamaskët me krenari, nga gjuetarët. Ata zgjodhën një atlet të madh. E pamposhtur. Aq sa, me këmbënguljen e njerkut, pranoi të martohej. Pa dëshirë, por me një kusht. Fituesi duhej ta mundte atë në garë. Mes të gjithëve u shfaq Hipomeni. Një pasardhës i Poseidonit i vetëdijshëm për kufizimet e tij edhe pse plot ligësi. Ai i kërkoi Afërditës disa mollë të arta. Perëndesha e dashurisë u pendua dhe i riu hodhi frutat e arta në zi. E impresionuar nga bukuria e tyre, Atalanta ndaloi, i mori dhe Hipomeni, duke ndjekur planin e tij, e kaloi atë.

E mahnitur nga zgjuarsi, Atalanta e ktheu rivalin në bashkëshort. Një martesë e lumtur që pas disa vitesh pati një fund jo të lumtur. Të rinjtë, pas një dite gjuetie, përfunduan në një kopsht dhe lanë të rrëmbeheshin nga dashuria e tyre. Problemi ishte kopshti i “Cibeles”. Hyjnesha u zemërua kur mendoi se tempulli i saj ishte ndotur dhe, si ndëshkim, ajo i ktheu Hipomenin dhe Atalantën në luanë që ata të tërhiqnin qerren e saj përgjithmonë. Një rivalitet fillestar në fushë, i përjetshëm në mitologji.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *