Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova respekton të drejtat e njeriut, sipas standardeve që përcaktohen nga mekanizmat ndërkombëtarë.
Në një postim në platformën X, në nder të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, ajo ka kërkuar nga Serbia që të respektojë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.
“Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut: Kosova garanton standardet më të larta të të drejtave të njeriut, siç është konfirmuar nga BE-ja, OSBE-ja dhe organizata të tjera”.
“Kërkojmë nga Serbia të respektojë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe të ekstradojë kriminelët dhe të dhënat për personat e zhdukur”, ka thënë Gërvalla.