January 10, 2025
gervalla-3-jpg.webp.webp


Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla foli për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, ku tha se Serbia nuk është Rusia, por e kopjon në raport me Kosovën.

Gërvalla ka theksuar se nuk ka arsye pse Serbia duhet të dëgjohet dhe që Serbia tenton të përzejë Kosovën nga tavolina.

“Ata nuk e përballojnë dot praninë e Kosovës. Është Serbia ajo që nuk na përgjigjet dot me argumente. Mendoj zhgënjimet nuk janë nxjerrë nga trajtimi i Rusisë, ku shohim edhe Ukrainën në një luftë të tmerrshme. Serbia nuk është Rusi, por e kopjon Rusinë në raport me Kosovën. Evropa duhet të zgjohet nga iluzioni që me ledhatime të autokratëve do mund të afrohemi me Evropën.”,  ka theksuar ndër të tjera Gërvalla në Top Channel.
 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *