Nesër në orën 16:00 përfundon afati për dorëzimin e kërkesave për certifikim të subjekteve politike si dhe listat me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi bëri të ditur për RTV21 se deri tani kërkesat për certifikim dhe listat e kandidatëve për deputetë i kanë dorëzuar vetëm katër parti politike si dhe dy iniciativa qytetare, të gjitha nga radhët e komuniteteve.
“Me numrin e përgjithshëm të deputetëve 134. Afati i fundit për dorëzimin e listës së kandidatëve dhe kërkesës për certifikim është 11 dhjetori në ora 16: 00 dhe ky afat i vendosur nga ana e KQZ-së mbështetet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe si i tillë nuk mund të ndryshohet pas procesit të dorëzimit të aplikimit të listës së kandidatëve, Zyra për regjistrim të partive politike vazhdon me aktivitete të tjera siç është edhe bashkëpunimi me institucionet e tjera me qëllim të verifikimit të kandidatëve dhe sigurisht për të parë nëse kandidatët emrat të cilëve dorëzohen nga subjektet politike janë në përputhje me nenin 31 për zgjedhjet e përgjithshme”, tha Elezi.
The post Elezi: 6 subjekte politike dorëzuan kërkesat për certifikim dhe listat me kandidatët për deputetë appeared first on KosovaNews.