December 23, 2024
llll.jpg


Postuar: Dhjetor 10, 2024 | 16:10

Agim Ibraimi ka zbuluar dje se dy lojtarë të Tiranës mund të largohen në janar. Bëhet fjalë për Dembelen që ka pasur ofertë në Austri, si dhe Kola që kërkohet në Azerbajxhan.

llll

Të dy mbrojtësit janë më të spikaturit e këtij sezoni, ndërsa veshën fanellën e bardhebluve këtë verë. Ibraimi ka treguar dhe frikën e tij, që qëndron te menaxherët e lojtarëve dhe po ashtu nëse vetë Dembele dhe Kola shtiren për t’u larguar.

“Me sinqeritetin më të madh e them. Kemi dy oferta, për dy lojtarët kyç tonët. Nga Austria kemi ofertë për Dembelen, po ashtu dhe për Kolën nga Azerbajxhani. Janë tema për t’u diskutuar, për të vendosur, besoj zëvendësime në janar të tyre nuk mund të gjejmë. Nëse bëhet çmim më i mirë mund të ketë largim.

Dhe në fillim kur kanë ardhur të dy, disi nuk janë përshtatur me ekipin në atë fazën përgatitore që bëmë në Ohër dhe Pogradec. Gjatë rrugës ata kanë treguar dhe demonstruar më të mirën e tyre. E keni parë dhe vetë se janë dy pika kyçe të ekipit tonë. Zëvendësime shumë rëndë është për të gjetur në janar. Besoj se nuk do të ndodhë, mirëpo vendos presidenti për t’i lëshuar lojtarët nëse është oferta në leverdi të klubit. Gjithçka është e hapur, kemi presion dhe nga menaxherët e tyre duke thënë “Ofertat vijnë”.

Koncepti i frikës është mos bëjnë lojëra si “jo më dhemb këmba”, flas në aspektin sportiv(qesh)”, u shpreh Agim Ibraimi për RTSH dje përpara ndeshjes me Teutën që u mbyll në barazim 0-0.

Kujtojmë se Tirana nuk ka pësuar gol në tre takimet e fundit. Dhe pse po ashtu nuk ia kanë dalë të shënojnë, bardheblutë kanë treguar siguri në repartin difensiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *