December 23, 2024
Bushka-770x411-1.jpg


Socialistët kanë reaguar pas publikimit të opinionit nga Komisioni i Venecias.

Deputetja e PS-së, kryetare e komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka tha se Komisioni i Venecias është shprehur sot për 5 pyetjet e drejtuara për mandatin e deputetes Olta Xhaçka si dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Bushka tha se Komisioni i Venecias shprehet qartë se Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por është në gjendje të votojë për çështjet e tij. “Theksohet parimi se deputetët janë të lirë të votojnë. Komisioni i Venecias konstaton se Kuvendi e njeh detyrshmërinë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë të zbatueshme dhe nuk duhet të diktojnë votën”, tha ndër të tjera Bushka.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *