September 15, 2025
MPB.jpg


Prokuroria dhe Policia mëngjesin e sotëm po zhvillojnë aksion policor që ka të bëjë me keqpërdorimet ndër vite në TEC Manastir

 

Në disa qytete vërehen forca të shtuara policore, në afërsi të shtëpive të të dyshuarve. Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 e konfirmuan zhvillimin e aksionit, ndërkaq, shtojnë se gjatë ditës do të dalin me informacione shtesë në lidhje me rastin.

“Aksion policor është duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Pas përfundimit, do të informojmë publikun në mënyrë adekuate”, thonë nga MPB.

Në 30 vitet e fundit, TEC Manastir është përballur me një sërë akuzash për skandale korruptive që minuan kapacitetin më të madh energjetik në vend.

Vazhdimisht ka pasur akuza për manipulim të tenderëve publikë, korrupsion, deri tek punësimi i të afërmve dhe mbulimi i shkeljeve që dëmtonin ambientin. (Tv21)

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *