Takimi i Komitetit Politik Europian që do të bëjë bashkë liderët europian, do të mbahet në Tiranë më 16 maj 2025.
Më herët ishte diskutuar mundësia e mbajtjes së këtij samiti në datë 9 maj, çka solli reagimin e disa partive politike, me pretendimin që do të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të zhvillohen më 11 maj.
Shqetësimi i opozitës për datën e takimit të Komunitetit Politik Evropian, kishin të bënin me mbajtjen e kësaj mbledhjeje përpara datës së zgjedhjeve pasi mund të shihej si mbështetje për kryeministrin Rama.
Megjithatë, kur presidenti Begaj dekretoi datën 11 maj 2025 për zgjedhjet parlamentare në argumentimin e tij për këtë datë theksoi se, institucioni i presidencës ka marrë dakordësinë nga interlokutorët ndërkombëtarë që takimi i Komunitetit Politik Evropian të mbahet pas 11 majit.
Samiti i shkuar u mbajt në Budapest më 7 nëntor, në drejtimin e presidentit hungarez Viktor Orban.