January 10, 2025
gezim.webp.webp


Pas publikimit të videos “ka reaguar Sveçla i cili ka thënë se veprimin e ka bërë “për të pamundësuar vazhdimin e një seance të jashtëzakonshme klandestine të Kuvendit Komunal, ku do të votohej Plani Zhvillimor Komunal dhe zgjerimi i Zonës Ekonomike, në një moment kam provuar ta defunksionalizoi mikrofonin e Kryesuesit të Kuvendit”.

Ai ka thënë se edhe pse mikorfoni u rregullua, seanca u ndërpre në mungesë të kuorumit dhe, si♪5 ka theksua ri “të paktën përkohësisht, nuk u miratuan projekte qe e dëmtojnë qytetin, e ngulfasin zhvillimin dhe ju shërbejnë pronave të oligarkëve duke i shndërruar nga toka bujqësore e hapësira të gjelbra në zona ekonomike”. 

“Pazaret personale e partiake, favoret e kusuritjet për financim të fushatave zgjedhore nuk mund të bëhen në dëm të qytetit Prishtinës. Mbase veprimet për t’i parandaluar këto pazare nuk janë pamjet që do të donim t’i shihnim, por Prishtina është më e rëndësishme se çdo imazh i paraqitur”, ka shrkuar Sveçla.

Pas votimit  të buxhetit në rend dite, në seancën e jashtëzakonshme kanë qenë edhe votimi i Planit Zhvillimor Komunal dhe ai i zgjerimit të Zonës Ekonomike.

Por seanca është mbyllur pasi nuk kishte kuorum në sallë pasi pauzës nuk janë kthyer tre asamblistët e LDK-së, Dhurata Retkoceri, Dasmor Durmishi dhe Amir Simnica. I pyetur se mos ka përçarje mes vet partisë së LDK- së nënkryetari Alban Zogaj ka thënë që nuk ka informacione të tilla.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *