Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e PS-së në selinë rozë.
Mësohet se pritet marrja e vendimit që Blendi Klosi të caktohet si drejtues politik i Qarkut Dibër, pas largimit të ministit Blendi Gonxhja, i cili do të marrë në dorë organizmin e fushatës elektorale në qarkun Tiranë.
Blendi Gonxhja është larguar si drejtues qarku i Dibrës, ku u caktua në shtator, për të marrë në dorë organizmin e fushatës elektorale në qarkun Tiranë, konkretisht në zonën e Kombinatit.
Ne takim është diskutuar edhe mbi organizimin e zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen më 11 Maj 2025.
Presidenti Bajram Begaj pak ditë më parë dekretoi datën 11 maj për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa partitë politike kanë nisur përgatitjet dhe organizimet e strukturave.