Pas hezitimit të PD për të lejuar votim e numërim elektronik në Tiranë, KQZ auditon procesin e 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë.
Në përfundim, KQZ pranon vërejtjet e PD vetëm në një aspekt: sjelljen e parregullt të disa operatorëve që ndihmuan votuesit.
Celibashi kërkon gjobitjen e 17 operatorëve, 3 në Vorë, 12 në Elbasan dhe 2 në Kamzë, me akuzën “asiston/ndihmon votuesit përtej mënyrës së udhëzuar dhe trajnuar nga KQZ”.
Këto përbëjnë vetëm 2% të numrit total të operatorëve që punuan dhe ndihmuan. KQZ pranon se zonat sidomos rurale patën vështirësi teknike.
Vështirësi të zgjedhësve në përdorimin e teknologjisë. Një pjesë e votuesve sidomos në zonat rurale hasën vështirësi në përdorimin e pajisjeve elektronike PEVN, për shkak të mungesës së njohurive mbi teknologjinë e re dhe procedurat e votimit elektronik”, thotë KQZ.
Përjashtohet në çdo rast manipulimi përmes makinerive në votim/numërim.