January 10, 2025
bandicam-2024-12-09-15-52-36-452.jpg


Zëvendëstrajneri i Partizanit, Dragan Aniçiç, ishte ai i cili u ul në pankinë sot në vend të teknikut Aleksandar Veselinoviç, të pezulluar pas kartonit të kuq të ndeshjes së mëparshme, ai pranoi se Bylisi sot kishte luajtur më mirë se ekipi i tij në shumë aspekte.

bandicam 2024-12-09 15-52-36-452

“Fillimisht dua të përgëzoj ekipin kundërshtar. Mendoj se ishin më mirë se ne në shumë aspekte të lojës, ne na mungoi agresiviteti dhe lufta sportive.

Mungesa e trajnerit në pankinë? Patjetër që ka ndikim, por nuk është arsyeja kryesore, pasi ne punojmë bashkë, organizojmë gjërat bashkë.

Rrapaj? Po flasim për një nga lojtarët më të mirë të ekipit tonë. Patjetër që ka lojtarë të tjerë që presin shansin e vet dhe sot e kishin, por patjetër nuk është e lehtë që të zëvendësosh një lojtar me cilësitë e Rrapajt.

Nuk është se lojtarët nuk kishin dëshirë. Nëse flasim për pjesën e parë, është e qartë që kishim mungesë agresiviteti. Kjo është mbase përsëritur edhe në ndeshje të tjera, jo vetëm në këtë ndeshje. Ka ditë pastaj edhe si e sotshmja që paraqitemi më dobët. Bëmë ndryshime në pushim, por jo vetëm për shkak të ndryshimeve taktike, por edhe pjesa e qasjes së futbollistëve ishte ndryshe. Por ka ditë edhe dita e sotme ku është e shkruar që të humbasësh.

Deshëm të ishim më ofensiv në pjesën e dytë. Si shkuan gjërat, ashtu edhe rezultoi, mungoi pak që të shfrytëzonim rastet për të barazuar rezultatin, kjo ishte e gjitha.

Patjetër që ka gjëra që gjatë ndeshjes nuk i kemi realizuar mirë. Na ngelet deri në ndeshjen tjetër të analizojmë e përmirësojmë këto. Por mendoj që e përgjithshmja është që na mungoi shumë agresiviteti në pjesën e parë dhe kur kjo ndryshoi në pjesën e dytë, rritëm shumë nivelin e lojës”, tha Aniçiç për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *