January 10, 2025


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për gjykimin dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Kurti gjatë një diskutimi me studentët e AUK-ut, ka deklaruar se krerët e UÇK-së janë duke u mbajtur padrejtësisht në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ai ka thënë se megjithatë, mbrojtja e tyre, do të duhej të ishte një, e jo secili ta kishte avokatin e vet.
“Unë kam provuar, ku ky proces kishte nisur, kam provuar që krejt këshillin e mbrojtjes t’i bëjë bashkë – sepse unë besoj që mbrojta për Hashim Thaçin, Kadri, Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin do të duhej të kishte qenë e bashkuar (një): do të duhej ta kishin pasur Një Mbrojtje, e jo katër, e jo që secili ta kenë të tyrin”, tha Kurti.

Kurti më tutje tha se avokatët duan që klienti i tyre të lirohet, dhe kjo ka rrezik më pas që ata t’ia hedhin fajin njëri-tjetrit.

“Mos më keqkuptoni, problemi me avokatët është që të gjithë ata duan që klienti i tyre të lirohet, atyre s’ua ndien çfarë u ndodh të tjerëve – kështu që, në njëfarë mënyre, duke pasur secilin prej tyre të burgosur, krerët e UÇK-së, trupa e mbrojtjës e krijoi këtë mundësi që dikush të luajë (t’ua hedh) me mbrojtjen e tyre”, u shpreh kryeministri Kurti më tutje.

Madje, sipas kryeministrit, atje do të duhej të kishte më shumë mbrojtje politike, se juridike.

The post Kurti thotë se krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë: Mbrojtja e tyre do të duhej të ishte një appeared first on KosovaNews.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *