January 10, 2025
kurti-4.webp.webp


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti eurodeputetin nga Estonia, Riho Terras, i cili po e zhvillon vizitën e parë në Kosovë pas marrjes së detyrës si raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Temë e diskutimit ishte sulmi i fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor.

Po ashtu gjatë takimit Kurti ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’ia largojë masat ndëshkuese Kosovës, njofton Zyra e Kryeministrit.

“Në vijim, kryeministri bëri thirrje për largim të masave të BE-së ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e pranimit sa më parë të pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri e falënderoi raportuesin Terras për vizitën dhe diskutimin konstruktiv. Ndërkaq, ai e falënderoi kryeministrin për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim me Parlamentin Evropian”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *