January 10, 2025
tttt.png


Dy  të rinj janë vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kur u kapën nga policia me rreth 12 gjoba të papaguara, ata tentuan të korruptonin policët e Rrugores me para për të mos iu bllokuar automjetit.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dhe në rrugën “Martin Camaj”, kanë ndaluar automjetet me drejtues shtetasit Xh. S., 29 vjeç, dhe J. K., pasi janë  konstatuar nga shërbimet e Policisë me masa administrative të papaguara, përkatësisht 10 e 12 masa administrative.

Këta shtetas u  kanë  ofruar punonjësve të Policisë, nga një shumë parash për të shmangur bllokimin e automjeteve.

Në vijim të veprimeve shtetasit  Xh. S, dhe J. K, u proceduan penalisht për veprën  penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *