June 26, 2025
bandicam-2024-12-09-16-09-30-293.jpg


Postuar: Dhjetor 9, 2024 | 16:29

Mario Gjata i është gëzuar një supergoli që ka shënuar kundër Partizanit, në një ndeshje kyç për Bylisin që mori tre pikë të cilat e larguar nga fundi i tabelës.

bandicam 2024-12-09 16-09-30-293

“Për çdo sulmues, goli është shumë i rëndësishëm, e kam vuajtur pak këtë pjesë, nga situata e dëmtimit. Jam shumë i kënaqur që erdhi në një ndeshje të tillë, ndaj Partizanit që është një ekip më shumë histori dhe jam i kënaqur që morëm tre pikët.

Trajneri Dede më ka dhënë besim, por ka qenë një gjendje fizike e imja jo e mirë, që nuk kam luajtur disa ndeshje. Tani më dha përsëri besim dhe jam i kënaqur që po ia shpërblej atij dhe ekipit, shpresoj që të vazhdoj në gjendje të mirë.

Është e vërtetë që kam luajtur që shumë i vogël në Superiore kur isha me Apoloninë. Kam kaluar disa probleme fizike që besoj e dinë të gjithë tashmë. Në gjendjen time 100% nuk jam akoma, por shpresoj të vij sa më shpejt në formë me stërvitje e gjithçka. Edhe mua më mungon Gjata i Apolonisë dhe shpresoj që me ndihmën e Zotit ta shohim sa më shpejt”, tha Gjata për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *