January 10, 2025
sali-berisha5.jpg


Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar patronazhistët se secili prej tyre do të mbajë përgjegjësi, sipas tij, për krimin që kryen

Berisha u shpreh se punonjësit e administratës që “bëjnë terroristin elektoral” i presin ndëshkime të rënda.

Ai theksoi se do regjistrohen një e nga një dhe secili do të mbajë përgjegjësi për krimin që kryen.

“I presin ndëshkime të rënda punonjësit e administratës që bëjnë terroristin elektoral, që shkelin ligjin e shtetit për hir të narkoshtetit. Do t’i regjistrojmë një nga një. Secili do të jetë përgjegjës për krimin që kryen. Ligji ndalon angazhimin e punonjësve të administratës në fushatë elektorale”, tha Berisha.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *