January 10, 2025


Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ka mbajtur konferencë për medie me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, tha në konferencë për media se Kosova është shembulli më i mirë se si brenda një kohe shumë të shkurtër mund të arrihen suksese të mëdha.

Ai ka theksuar se medaljet olimpike që Kosova i ka fituar me sportin e xhudos janë dëshmia e angazhimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në zhvillimin e sportit në vend.

Nga ana tjetër, presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos duke uruar drejtuesit e KOK-ut për këtë përvjetor, theksoi se një sukses tjetër të madh Kosova e shënoi edhe vitin e kaluar kur fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare në vitin 2030.

Sipas tij, ky do të jetë një tjetër moment që Kosova të avancojë edhe më tutje në sport, sidomos duke ndërtuar infrastrukturë të re sportive por edhe të promovojë disiplina të reja të sporteve të ndryshme.

The post Bach: Kosova është shembulli më i mirë se si brenda një kohe mund të arrihen suksese të mëdha appeared first on KosovaNews.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *