Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim në Paris, edhe me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë pjesëmarrjes së saj në ceremoninë e rihapjes së katedrales ikonike Notre-Dame.
Për takimin mes tyre njoftoi vet Infantino, ndërsa ndante mahnitjen e tij me formën e rinuar të katedrales ikonike Notre-Dame.
”Ishte me të vërtetë emocionuese të merrje pjesë në Paris në rihapjen e Notre-Dame-s, të çmuar globalisht, së bashku me shumë liderë botërorë. Fantastike të shihje një monument kaq ikonik të rikthyer në lavdinë e tij të mëparshme dhe një nder i madh të ishe i pranishëm në rihapjen e tij”.