December 24, 2024
Jared_Isaacman_at_SpaceX_2.jpg


Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nominoi Jared Isaacman, një sipërmarrës miliarder dhe astronaut privat, për të drejtuar NASA.

Gjatë katër viteve të mandatit të dytë të Trump, NASA duhet të navigojë një numër ndryshimesh dhe sfidash të mëdha, përfshirë programin Artemis dhe komercializimin në rritje të hapësirës.

Pritet të jetë një periudhë ku SpaceX do të fillojë fluturimet komerciale dhe mbase për herë të parë të zbresë njeriun në Mars.

Isaacman, themeluesi dhe CEO i platformës së pagesave Shift4, ka qenë një prej zërave më të fortë në mbështetje të fluturimeve hapësinore komerciale.

Nën iniciativën e tij Polaris, ai mbështeti dy misione në orbitë që u kryen nga SpaceX. Në misionin e fundit, që u realizua në Shtator, Isaacman dhe katër anëtarë të tjerë bordi kryen ecjen e parë private në hapësirë duke përdorur kostumet e reja të SpaceX.

Isaacman mund të sjellë ndryshime radikale në mënyrën sesi NASA menaxhon buxhetin e saj 25 miliardë dollarësh, fuqinë punëtore prej 18,000 dhe programet e saj. /PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *