June 27, 2025
albin-kurti-2-780x439-1.webp.webp


Albin Kurti ka folur pas nominimit edhe për një mandat për kryeministër të vendit, duke shprehur bindjen se partia e tij do t’i fitojë thellësisht zgjedhjet e 9 shkurtit

“Zgjedhjet edhe një herë do të fitohen thellësisht. Organizatat tona, qendrat, e secili nga aktivistët duhet të jenë më të gatshëm për betejën që e kemi përpara e që padyshim do ta fitojmë bashkërisht”, deklaroi Kurti.

 “Për popullin është e qartë se nuk ka kthim prapa”, pohoi Kurti.

“Ditët në vijim më pak gjumë, përgjegjësia jonë para popullit është shumë e madhe”, tha Kurti.

Ai thumboi jo pak edhe partitë opozitare.

“Paritë tjera besoj e kanë kollaj, por as ne nuk e kemi aq vështirë, se pragu për partitë tjera është 5%, e për Vetëvendosjen është 50%”, tha Kurti.

Ai tutje tha se VV është subjekti i vetëm që nuk do të varet nga votat e Listës Serbe për krijimin e qeverisë së re.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *