Zinxhiri i furnizimit po punon me orë të gjata për të përmbushur kërkesën për smartfonët e rinj Mate 70 ndërsa stoku i përgatitur fillimisht ishte i pamjaftueshëm.
CEO i biznesit konsumator të Huawei He Gang tha se rezervimet për telefonin që nuk kërkonin konsumatorët të bëjnë një depozitë, kishin tejkaluar 6.7 milionë njësi duke e përshkruar kërkesën si tejet të lartë.
Huawei lançoi Mate 70 javën e kaluar për të pasur Mate 60, një smartfon që bëri bujë në 2023 kur u tha se ishte i parë i Huawei që sfidonte sanksionet Amerikane me një çip të avancuar.
Mate 70 është lançimi i parë komercial i HarmonyOS NEXT, një hap i madh përpara këtë vit, duke shënuar një distancim nga kodi i Android me kompaninë që dëshiron të eliminojë varësinë ndaj teknologjisë Amerikane.
He Gang tha se do të duhen 2-3 muaj që eksperienca e përdoruesit të HarmonyOS NEXT të perfeksionohet duke shtuar kompania do të pajisë të gjithë telefonët e rinj vitin e ardhshëm me këtë sistem operativ. /PCWorld Albanian