Qendërmbrojtësi Ibrahim Dresheviq e ka mbyllur me asistim edicionin në elitën e futbollit të Japonisë.
Dresheviqi me Machidan u mposht 3:1 të dielën, ndërsa 27-vjeçari asistoi në golin për 2:1, në minutën e 23-të.
Futbollisti që më parë ka luajtur edhe për Kosovën por nuk është ftuar për kohë të gjatë, e mbylli sezonin me tri gola të shënuar e një asistim.
Skuadra e tij përfundoi në vendin e tretë me 66 pikë, por ishte në garë për titull deri në fund.
Vissel Kobe u shpall kampion me 72 pikë të mbledhura.
Në edicionin tjetër të Ligës së Kampionëve të Azisë, do të garojë edhe Dresheviqi me Machidan.