Ish-kryeministri Sali Berisha është zotuar se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet do të kalohet menjëherë tek politika e fëmijës së tretë. Kjo politikë, sipas Sali Berishës, koniston që “shteti do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e fëmijës së tretë gjer në moshën 18 apo 20-vjeçare”.
Kryedemokrati theksoi se do të bëhet gjithçka që të rinjtë shqiptarë të mund të ndërtojnë ëndrrat e tyre në vendin e tyre.
Sali Berisha: Do të kalojmë menjëherë në politikën e fëmijës së tretë. Që do të thotë se shteti do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e fëmijës së tretë gjer në moshën 18 apo 20-vjeçare.
Do të bëjmë gjithçka që të rinjtë shqiptarë të mendojnë dhe të mund të ndërtojnë ëndrrat e tyre në vendin e tyre. S’mund ti ndërtojnë ëndrrat në vendin e vet kur shikojnë se një fole për të krijuar familjen nuk mund ta blejë me 100 vite punë.
Do të ketë një politikë agresive strehimi, qeveria do të ndërhyjë fuqishëm kundër karteleve të krimit, që po rrisin çmimet në stratosferë. Do ndërhyjmë me ndërtesa sociale me çmime të arsyeshme dhe krahas kësaj me kredi të buta që banesa të mos jetë kurrë mollë e ndaluar për shqiptarët. Kemi plotësisht mundësi. Do të ndërpresim kanalet e zeza të narkoeurove që vërshojnë dhe po shkatërrojnë ekonominë shqiptare.