December 23, 2024
80ad4ec0-b328-11ef-97ea-83c4ace0.jpg


Microsoft filloi lançimin e një prej veçorive eksperimentale të shumëpritura AI që i prezantoi në Tetor. Copilot Vision, i cili skanon shfletimin e përdoruesit në internet dhe bisedon rreth tij, është tani i disponueshëm për testim në Copilot Labs.

Copilot Vision ka kufizime strikte për momentin. Funksionon vetëm me Microsoft Edge dhe vetëm për një numër të caktuar uebsajtesh. Gjithashtu është i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish me pagesë të Copilot Pro në SHBA.

Microsoft tha se me kalimin e kohës do të zgjerojë qasjen në më shumë përdorues dhe uebsajte. Kompania thotë se sesione Copilot Vision duhet të aktivizohen manualisht dhe në momentin që përfundoni, të dhënat e sesioni fshihen.

Sipas Microsoft funksionaliteti vetëm interpreton tekstin dhe imazhet nga uebsajtet e hapura dhe nuk përpunon asnjë përmbajtje përtej saj apo nuk trajnohet me të dhënat e publikuesit.

Nëse jeni një përdorues i Copilot Pro, mund të regjistroheni për të kërkuar qasje në Copilot Vision. Një demo të funksionalitetit mund ta shikoni edhe në videon mëposhtë.





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *