Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të tij, Olsi Ramës, lidhur me skandalet e përfshirjes në çështje të drogës dhe korrupsionit.
Berisha e akuzoi Ramën për shmangie të përgjegjësisë, duke refuzuar të paraqitet në interpelancën për një gjobë të madhe prej 120 milionë eurosh. Ai gjithashtu theksoi mashtrimet e Olsi Ramës, duke prezantuar prova të udhëtimeve të tij me automjetin e klanit të Xibrakës. Berisha akuzoi se këto veprime janë pjesë e një skeme më të gjerë të lidhjeve të pushtetit me grupe kriminale. Duke përdorur të dhëna konkrete dhe data, ai kërkoi që qytetarët të jenë të informuar mbi realitetin e situatës.
FJALA E BERISHËS:
Dje Edi Rama doli nga strofulla i tmerruar.
Është në koshmar dhe për të mos u paraqitur në interpelancë për të shkelur Kushtetutën, për të mos ardhur në interpelancë për gjobën më të madhe në histori që i bëri Shqipërisë me 120 milionë euro të Beketit, gjobë personale e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, e dokumentuar.
Sikundër reagim për të justifikuar mosparaqitjen e tij, shpalli se nuk paraqitem me Gazment Bardhin po nuk doli Olsi i fajshëm apo i pafajshëm në lidhje me Xibrakën.
Tani, ju lutem të informoni qytetarët se Olsi është një nga kokat më të rrezikshme të Xibrakës.
Olsi Rama ka mashtruar publikun, ai ka deklaruar se ka udhëtuar vetëm njëherë me makinën e klanit të Xibrakës, njëherë në Selanik.
Tani unë do paraqes këtu datat dhe orët e 5 udhëtimeve, të cilat nuk janë 5, por janë shumë më tepër.
Por unë kam zgjedhur këto për të paraqitur të Olsi Ramës me makinën e famshme të drogës dhe të klanit të drogës, me të cilën udhëtonte Gentian Gjonaj, Gentian Xhixhaj dhe Ermal Hoxha.
E kishin si makinë të tyre.
Por meqenëse Olsi Rama ka bërë mashtrimin publik se ka udhëtuar me këtë makinë vetëm njëherë, në një kohë kur ai ishte mish e thua me Ermal Hoxhën dhe Gentian Xhixhajn, unë po rikujtoj këtu datat në të cilat ai ka udhëtuar me këtë makinë.
1. Olsi Rama hyn nga jashtë me makinën AA653DM me datën 8.6.2014 në orën 14.13 minuta.
2. Olsi Rama udhëton me makinën me këtë targë me datën 13.7.2014, ora 18.06.
3. Olsi Rama me makinën AA653DM me datën 6 qershor 2014, ora 13.30.
4. Olsi Kristaq Rama, se përdor dy pasaporta ky trafikant, edhe pasaportën shqiptare, edhe atë amerikane se është shtetas amerikan, Olsi Rama me makinën AA653DM me datën 8.8.2014, ora 18.35.
5. Olsi Kristaq Rama ka udhëtuar me makinën me targë AA653DM në datën 11 korrik 2014 në ora 15.46.
Pra, personi që thotë kam udhëtuar njëherë me këtë makinë, unë kam të regjistruara këtu 5 herë, por ekzistojnë edhe data të tjera.