December 23, 2024
balluku.jpg


Në të gjithë gjatësinë e Unazës së Madhe të Tiranës është duke u punuar me forca të shtuara për të bërë të mundur hapjen për qarkullimin e automjeteve të kësaj vepre në ditët e fundit të këtij viti.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ishin në lotin 4, ku ka nisur hedhja e shtresave të para asfaltike, si dhe po punohet me vendosjen e elementëve të tjerë që janë pjesë e projektit.

“Është bërë një punë shumë e mirë, pavarësisht se kushtet e motit nuk na kanë ndihmuar shumë ditët e fundit. Kemi pasur reshje dhe reshjet janë shumë të dëmshme kur ne vendosim shtresat asfaltike. Megjithatë ka puna ka ecur”, u shpreh Balluku referuar ritmit të lartë të punimeve me të cilin është avancuar gjatë këtyre javëve.

Në loti 4 përfshihet ndërtimi i një viadukti me gjatësi 420 ml. Një vepër komplekse e cila tashmë ka përfunduar plotësisht. Po kështu janë montuar edhe shtyllat elektrike të ndriçimit.

“Pjesë të vogla të detajeve mund të mbeten edhe pas hapjes së Unazës Lindore dhe lidhjes së saj me pjesën tjetër, por nuk duhet të jenë pengesë për trafikun dhe kushtet e sigurisë rrugore duhet të jenë të përmbushura totalisht, sikurse edhe sinjalistika. Sigurisht ne do të vazhdojmë me inspektimet. ARRSH-ja, supervizorët edhe stafet e ministrisë do të jenë deri ditët e fundit në kantier, pasi kemi vënë një afat, i cili duhet ta pranojmë që ka qenë sfidues”, tha Balluku.

Drejtori i ARRSH, Gentian Gjylsi bëri të ditur detaje mbi ecurinë e punimeve edhe në lotet e tjera të Unazës së Madhe të Tiranës. “Aktualisht në lotin 5 kemi hyrë në programin që kishim parashikuar pasi dhe aty kemi pasur kompleksitete me linjat nëntokësore, si ujësjellësi apo linjat e OSHEEE, por që të gjitha janë spostuar. Kemi filluar shtresat asfaktike. Është shtruar me shtresën e parë të konglomeratit pothuajse gjysma e gjatësisë, javën tjetër presim të kompletohet me shtresën e parë asfaltike. Në lotin 6 ka përfunduar shtresa e parë asfaltike, ditët në vijim do vijojmë me dy shtresat e tjera. Jemi në kohë, nuk kemi problematika”, tha Gjyli.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *