December 23, 2024
Screenshot-17-2.png


Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana, ka bërë një reagim të gjatë në Instagram pas shfaqjes së një videoje të ish-të dashurit të saj gjatë njërit prej spektakleve Prime të BBVK.

Në postimin e saj, ajo ka shprehur zhgënjimin për mënyrën si trajtohet ende situata pas largimit të saj nga shtëpia e famshme.

“Sot bëhen dy javë që dola nga shtëpia e BBVK dhe më duket e çuditshme se si ende vazhdoj të jem temë kryesore në secilin Prime. Jo vetëm qëndrimi im aty, po t’u jepet vëmendje në Prime situatave nga jashtë të cilat nuk ishin asnjëherë pjesë e lojës dhe qëndrimit aty, qëllimi i të cilave është shumë i qartë”, shkruan Ana në fillim të reagimit të saj.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se kishte tentuar të kontaktonte produksionin për të dhënë reagimin e saj live gjatë Prime-it, por kërkesa nuk iu mundësua.

“Po e ritheksoj, jam një vajzë e re, e cila nuk ka bërë asgjë gabim përveçse ka treguar edukatë brenda shtëpisë, nuk ka ofenduar asnjëherë dhe ka dashuruar me zemër të hapur dhe të pastër (edhe pse shumë e ndrojtur nga paragjykimet)”, vazhdon ajo.

Në vijim, Ana u ndal te marrëdhënia e saj me Kevinin, duke shprehur zhgënjim për mënyrën si ndjenjat e saj janë përdorur për sulme dhe shpifje.

“Nuk e kuptoj pse një ndjenjë kaq e bukur si dashnia ime me Kevinin, duhet të bëhet objekt sulmesh dhe shpifjesh nga ata që nuk mund të pranojnë lumturinë e tjetrit. Çdo ditë përballem me komente fyese dhe ofendime që sinqerisht më thyejnë zemrën”, shkruan ajo.

Ana përfundoi mesazhin e saj me një deklaratë prekëse, duke thënë se shqetësimi i saj i vetëm është lumturia e Kevinit.

“E vetmja gjë që e kam kërkuar është të dua dhe të jem e dashuruar pa frikë dhe pa turp. Shqetësimi im i vetëm është Kevini, mirëpo e di që ai ndien dashurinë e sinqertë që kam ndaj tij”.

Reagimi i Anës ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta nga fansat dhe ndjekësit.





Burimi i Lajmit
#Ana #shqetësuar #reagon #sërish #në #Instagram
#showbiz #bigbrothervip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *