
Raporti i Dianës me Arionin ka qenë ndër më të diskutuarit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Dalja e saj nga formati u shoqërua me një mori pyetjesh nëse gjithçka u sajua prej familjes së saj ndërsa u aludua për një mesazh të fshehtë nga e motra.
Në studion e “Canape” në T7, ashtu si në deklaratën e dhënë prej motrës, Diana mohoi të ketë marrë mesazhe. Sa i përket marrëdhënies me Arionin, ajo shprehet se e do, e ka marrë malli dhe është në ritje të takimit të tyre. Familja e saj është e gatshme për të pranuar këdo me të cilin Diana ndihet mirë.
-Pyetjet në Instagram thonë që e do Diana Arionin?
Diana: Po, shumë dhe po më mungon. Këtej kam shumë qejf ta shoh deri në finale, e meriton sipas meje, këtej doja ta shihja jashtë, s’ka mbetur edhe shumë.
-Përgjigjja është që ende e do shumë?
Diana: Po, patjetër që po.
-Familja e do?
Diana: Familja e do atë që dua unë. Kaq. S’kanë pasur kurrfarë pyetjeje. Mundem edhe ta kuptoj nëse ndoshta kanë pasur njëfarë pikëpyetjeje, a është e vërtetë, a e kanë loja, mënyra si u transmetua, ndoshta dalin edhe jashtë kontekstit se ti aty ke dy transmetime 24/7 me 20 banorë, por familja ime e do dhe s’ka kurrfarë vërejtjeje.
Në fund të kësaj teme, Diana tha se do të kishte një këshillë për Arionin pas daljes nga shtëpia:
“Mos e prek telefonin, rri pak larg se ka shumë gjëra që duhet të shohësh përnjëherë, të kap njëfarë stresi. Do e përqafoja dhe do i tregoja sa më ka munguar.”