December 23, 2024
IMG-4823-e1733516016818.webp.webp


Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me kongresistin Ritchie Torres.

Sipas njoftimit, në fokus të diskutimit ishte perspektiva euro-atlantike e Kosovës dhe rrugëtimi në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Zëvendëskryeministri theksoi veçanërisht rëndësinë për mbështetje drejt anëtarësimit në NATO, si një proces me rëndësi gjeostrategjike për vendin por edhe për rajonin”.

“Trajtoi dhe progresin demokratik e rritjen ekonomike që ka njohur Kosova në katër vitet e fundit si tregues të zhvillimit të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se Bislimi e informoi Torresin edhe mbi sulmin e fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, që sipas tij, për synim kishte ndërprerjen dhe vështirësimin e shërbimeve esenciale.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *