Gazetari Almer Toska i ftuar në Fax News me moderatorin Albi Rakip tha se Edi Rama tashmë është i braktisur nga Amerika, pasi sipas tij, kryeministri ka prekur reformën në drejtësi.
Sipas Toskës, amerikanët kanë thirru në ndihmë Sali Berishën për të sjellë në Shqipëri ndryshim pasi Edi Rama i preu në besë.
Toska u shpreh se Edi Rama nuk ka më asnjë shans për të fituar zgjedhjet.
“Unë mendoj që Edi Rama nuk ka më shans të fitoj zgjedhjet. Sali Berisha, njeriu që u mbyll me arrest shtëpie, u luftua për dy vite nga amerikanët, është njeriu sot që është ;iruar nga amerikanët . Edi Rama dhe amerikanët janë prishur përfundimisht sepse Edi Rama do të kapë reformën në drejtësi dhe amerikanët nuk duan që reforma në drejtësi të kapet dhe të detyruar nga kjo lëvizje e Edi Ramën, amerikanëtr u detyruan të lirojnë Sali Berishën. Pushteti në Shqipëri fitohet nëse të japin përkrahje amerikanët.
Kjo marrëveshje është prekur sepse Rama ka prekur gjënë më të shenjtë amerikanëve që kanë në Shqipëri, reformën në drejtësi. Ai ka investuar dhe po investon me komisionin Xhafaj që të cënohet investimi loryesor , milionat e hedhura dhe intergriteti i drejtësisë . Rama është i friksuar se drejtësia po shkon drejt arrestimit të tij sepse është njeriu që ka firmosur pafund dokumenta “