Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar propozimin e Partisë Socialiste për një projektligj për faljen e gjobave të vendosura ndaj qytetarëve për ndërtime pa leje.
Berisha e ka cilësuar këtë nismë si mashtrim, ndërsa thotë se ligji për vendosjen e gjobave është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
“Në çdo vend të botës çdo gjobë e venë me atë ligj duhet t’i kthehej qytetarit. Pasi i kanë mbushur valixhet me dhjetëra miliona gjoba, tani po ia falin”, tha Berisha gjatë takimit me drejtuesit e qarqeve në selinë e PD-së.
Më tej, Berisha theksoi se detyrimi i qeverisë është t’i kthejë paratë atyre qytetarëve që kanë paguar.
Berisha: Shiko çfarë hipokritësh janë, prej disa ditësh gjykata kushtetuese ka rrëzuar ligjin e viti 2014 më të cilin kanë vënë gjoba. Në çdo vend të botës çdo gjobë e venë me atë ligj duhet t’i kthehej qytetarit. Pasi i kanë mbush valixhet me dhjetëra miliona gjoba, tani po ia falin. Po atyre që i kamë paguar? Kthejuani paratë atyre. Hajde të mashtrojmë, ja po heqim gjobat. Kthejuani atyre që ja keni marr më një ligj antikushtetues, ky është detyrimi. Janë në panik të madh. Çdo vit u bien kredencialet. Çdo ditë nxijnë krimet e tyre në botë, kjo është e vërteta.