January 10, 2025
barnier.jpg


Kryeministri francez, Michel Barnier, pritet të japë sot dorëheqjen, një ditë pasi qeveria e tij u bë e para që u rrëzua nga një votë mosbesimi në më shumë se 60 vjet, dhe vetëm tre muaj pasi mori detyrën.

Barnier do t’i paraqesë presidentit Emmanuel Macron dorëheqjen e qeverisë së tij, të enjten në mëngjes. Ndërkaq, presidenti do t’i drejtohet kombit të enjten në mbrëmje, ka bërë të ditur pallati Elysee, raporton The Guardian.

“Mund t’ju them se do të mbetet një nder për mua që i kam shërbyer me dinjitet Francës dhe francezëve”, ka thënë Barnier në fjalimin e tij të fundit përpara votimit.

Rënia e Barnier vjen pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare këtë verë, të cilat rezultuan në një parlament të varur, pa asnjë parti që kishte një shumicë të përgjithshme, teksa e djathta ekstreme mban çelësin e mbijetesës së qeverisë. Macron ka detyrën për të zgjedhur një pasardhës të mundshëm teksa disa kundërshtarë i bëjnë thirrje të japë dorëheqjen.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *