January 10, 2025
albulena-haxhiu-jpg.webp.webp


Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me 60 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim.

Ky projektligj synon krijimin e një mekanizmi të veçantë për të verifikuar dhe konfiskuar pasurinë që nuk ka burim të justifikueshëm ligjor, ka theksuar ministrja e Drejtësisë, Albluena Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar qëndrimin e opozitës ndaj këtij projektligji, duke theksuar se kundërshtimi i tyre lidhet drejtpërdrejt me konceptin e konfiskimit civil.

“E gjithë opozita nuk e do konceptin e konfiskimit civil, kjo është e vërteta çdo gjë tjetër që thuhet në foltore është vetëm një fasadë në të cilën unë fare nuk kam interes që të merrem sot”, ka deklaruar ministrja Haxhiu në seancën e së enjtes.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *