January 10, 2025
IMG_4352.jpeg


Kreu i PR-së Fatmir Mediu vijoi vizitën në SHBA duke zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme. Një prej tyre ishte ai me të nominuarin e Trump si Këshilltar për Sigurinë.

Mediu shprehet se ishte kënaqësi të shkëmbenim mendime rreth situatës politike në Shqipëri edhe me Presidentin e Institutit Republikan Amerikan Daniel Twining dhe Drejtorin për Europën një mik i vjetër Paul McCarthy.“Takim i IDU në Washington DC u përshëndet nga i nominuari si Këshilltar për Sigurinë i Presidentit Trump, Kongresmeni Mike Waltz.

Bashkë me kolegët Vokshi, Këllici të PD dhe Zotaj dhe Muzhaqi të PR, kisha kënaqësinë të takohesha përsëri me Mike Waltz, i cili ka qënë këshilltar për Sekretarin e Mbrojtjes Rumsfeld dhe Gates dy njerëz që kanë mbështetur Shqipërinë në antatësimin në NATO.
Po ashtu kënaqësi të shkëmbenim mendime rreth situatës politike në Shqipëri me Presidentin e Institutit Republikan Amerikan Daniel Twining dhe Drejtorin për Europën një mik i vjetër Paul McCarthy, si dhe nevojën për ndihmën që mund të jap Instituti Republikan Amerikan për opozitën shqiptare, ndërtimin e kualicioneve dhe fushatën elektorale. Por dhe për një vëmëndje më të madhe Amerikane për situatën e krimit, korrupsionit në bashkëpunim me qeverinë duke shkatërruar mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në takimin me Presidentin e Partive Popullore z. Manfred Weber e falenderova për mbështetjen që i dhanë opozitës me një rezolutë të qartë për situatën e rëndë në Shqipëri.

Rihard Khols nga Latvia është një nga zërat e fuqishëm të parlamentit Europian mga grupi konservator dhe me një qëndrim të qartë kundër agresionit Rus dhe ndikimit Kinez në Ballkan”, shkruan Mediu.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *