Në seancën e së enjtes, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë tri marrëveshje ndërkombëtare, pasi nuk është arritur kuorumi i nevojshëm për votim.
Si pasojë, procesi është shtyrë për një seancë tjetër.
Seanca e re do të caktohet për një datë tjetër.
Ndryshe, seanca plenare filloi me një orë vonesë.
Me këtë rast, tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, kanë lëshuar sallën për shkak të vonesave për vazhdimin e seancës.