Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 23:55
“Juventusi është i vështirë për t’u gjykuar për momentin”. Komenti erdhi i qartë dhe konciz nga dikush që e njeh shumë mirë botën e Juventusit. Luçiano Moxhi, ish-menaxheri i klubit bardhezi, foli për Adnkronos për momentin e skuadrës së Tiago Motës dhe rezultatet e fundit. “Duhet kohë sepse është një projekt i ri dhe një ekip nuk mund të ndërtohet në pesë muaj, as në një vit”, nënvizoi ai.
SITUATA DHE OBJEKTIVAT- “Dëmtimet e kanë komplikuar rrugën, por rezultatet do të përmirësohen sapo të përfundojë emergjenca. Juventusi nuk është i pajisur për të fituar titullin. Objektivi është të arrijmë në vendin e katërt sepse e shoh Interin, Napolin dhe Atalantën si më të fortë. Nuk do të jetë e lehtë, por sigurisht që është e arritshme, veçanërisht me shpresën që të rikthehen Vlahoviç dhe Niko Gonzalez sa më shpejt të jetë e mundur.”
XHUNTOLI DHE MOTA- “U bënë gabime në merkato. Sidomos blerja e Duglas Luiz, nëse do të kishte mbetur në Angli, do të ishte më mirë. Ose pozicioni i gabuar i Kopmeiners në fushë sepse ai luan shumë përpara. Gabimi tjetër te Leçe ishte përfshirja e të rinjve në fund sepse i dha skuadrës përshtypjen se ndeshja kishte përfunduar, por nuk rezultoi ashtu pasi goli i Rebiç erdhi në kohën shtesë”.
MERKATO- “Nevojiten më shumë afrime sepse kësaj skuadre i mungojnë liderët. Njëri ishte Bremer, por fatkeqësisht ai u dëmtua rëndë. Duke marrë parasysh situatën financiare, unë mendoj se Juve mund të bëjë vetëm një blerje nëse nuk heq dorë nga dikush. Unë do të shisja Duglas Luiz dhe jo Faxholin, ky i fundit ka dëshmuar se është një lojtar i shkëlqyer”, tha ndër të tjera Luçiano Moxhi.
PANORAMASPORT.AL