Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 14:50
Robert Levandovski nuk do ta harrojë kurrë 3 dhjetorin 2024 dhe jo për shkak të fitores dërrmuese të Barcelonës kundër Majorkës, 1-5. Por sepse mbeti pa minuta lojë në një ndeshje për herë të parë që kur mbërriti në Barça.Ai e ndoqi të gjithë sfidën nga stoli. Diçka krejtësisht e paprecedentë për kryegolashënuesin e kampionatit spanjoll. Hansi Flik nuk hezitoi t’i jepte pushim dhe pasi ndeshja u kthye kundër tyre në pjesën e dytë kur Vedat Muriqi shënoi golin e barazimit. Tekniku gjerman nuk e pa të udhës të përdore polakun në fushën e lojës. Surpriza e madhe e formacionit që Barcelona rreshtoi ndaj Majorkës ishte mungesa e Levës. Polaku kishte qenë titullar në të gjitha ndeshjet e luajtura deri më tani nga skuadra e tij, si në La Liga ashtu edhe në Champions. 20 ndeshje radhazi për ta parë për herë të parë në stol. E gjitha kjo duke marrë parasysh ngarkesën e lojërave dhe angazhimin e së shtunës ndaj Betisit. Më në fund, polaku nuk u hodh në fushë edhe pse bëri nxehje për pak minuta në pjesën e dytë.
HERA E PARË – Përtej asaj që dukej si një anekdotë, vendimi i Flikut ishte gjithashtu historik. Ishte hera e parë që Levandovski thirrej për një ndeshje me Barcelonën dhe nuk luajti asnjë minutë. Deri më tani ai kishte qenë zëvendësues në 6 raste, por përfundoi gjithmonë duke u futur në fushën e lojës, konkretisht në 23-24 nuk ishte titullar ndaj Majorkës, as në ndeshjen e parë, as në atë të dytë, madje as në ndeshjen e dytë kundër Realit pasi ai sapo ishte kthyer nga një dëmtim në kyçin e këmbës.
Gjithashtu Levandovski nuk pati luajtur mes titullarëve as në ndeshjet e Kupës së Mbretit kundër Barbastros dhe Unionistasit. Sidoqoftë, në pesë rastet që e nisi nga stoli ai gjithsesi arriti të merrte minuta. Ndërkohë, nga 49 ndeshje në të cilat ka marrë pjesë gjatë gjithë sezonit, vetëm në ato pesë ka qenë zëvendësues. Pjesa tjetër, titullar i padiskutueshëm. Në sezonin e tij të parë në Barcelonë, megjithatë, ai mbeti jashtë njëmbëdhjetëshes vetëm në një rast. Ishte kundër Kadizit në javën e pestë të kampionatit. Sulmuesi doli në fushë me gjysmë ore të mbetur dhe shënoi golin e dytë në një ndeshja e cila përfundoi 0- 4. Pjesën tjetër të ndeshjeve në të cilat u thirr, i nisi si titullar.
PANORAMASPORT.AL