December 24, 2024
Gjykata-Kushtetuese-1130x635-1.png


Më 11 dhjetor, Gjykata Kushtetuese do të vendosë për fatin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Më herët, më 2 tetor, seanca në në të cilën të merrej vendimi u anulua për shkak të situatës politike

 

Kjo lëndë përbëhet nga gjithsej 13 iniciativa dhe parti politike, të iniciuara nga OBRM-PDUKM, “E Majta”, si dhe organizata dhe profesorë nga sektori i shoqërisë civile.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, para disa muajsh kishte paralajmëruar se do të caktohet seancë për të diskutuar për shfuqizimin e tre neneve nga Ligji për përdorimin e gjuhëve që i referohen gjuhës shqipe.

Ndërkohë që situata ende është e brishtë pas përplasjeve dhe incidenteve ndëretnike me djegien e flamujve, 11 dhjetori tani mbetet në dorë të pjesëmarrjes apo jo të gjykatësve shqiptarë dhe komuniteteve. Në seancë, jozyrtarisht është paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë anëtarët shqiptarë Osman Kadriu dhe Naser Ajdari. Ndërkohë, gjykatësi i komunitetit turk, Fatmir Skender sipas gjasave pritet të mos e bojkotojë seancën.

Anëtarët shqiptarë, me bojkotimin e seancës synojnë të bllokojnë nisjen e procedurës për Ligjin e Gjuhëve, pasi që paraprakisht, sipas njoftimit zyrtar, Gjykata Kushtuese gjatë vitit 2022 dhe 2023 ka miratuar konkluzion që për çdo procedurë lidhur me Ligjin e Gjuhëve, Marrëveshjes e Prespës dhe Ligjin për Komunikime Elektronike, duhet vendoset me pjesëmarrje unanime të të gjithë anëtarëve të gjykatës.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *