Sot në orën 12:00 fillojnë intervistat për përzgjedhjen e shefave të rinj të komisariateve në të gjithë vendin. Procesi i intervistimit, i organizuar nga Komisioni i Vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, zgjat jo më shumë se 20 minuta për kandidat.
Komisioni përbëhet nga tre gra: kryetare Alma Përmeti dhe anëtaret Ervina Gjana dhe Anisa Duçkollari. Gjatë ditës së sotme do të intervistohen 26 aplikantët e parë, ndërsa procesi do të vazhdojë deri më 10 dhjetor për të gjithë kandidatët.
Në total, 274 aplikantë garojnë për 48 vende të shefave të komisariateve në mbarë vendin. Pas përfundimit të intervistave, Komisioni i Vlerësimit do të dorëzojë pikëzimet kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, i cili do të vendosë për emërimet. Kandidatët që grumbullojnë mbi 70 pikë do të cilësohen fitues.