Çmimet e importit në tremujorin e tretë të vitit 2024, shënuan ulje me 1,3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte me rritje 0,7 %. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin mbi Indeksin e Çmimeve të prodhimit gjatë tremujorit të tretë të vitit.
Sipas raportit, edhe ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e tretë 2024, krahasuar me tremujorin e dytë 2024 është ulur me 0,3 %. Ulje me 4,6 % shënuan çmimet e importit të energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar.
Çmimet e importit të produkteve të industrisë përpunuese, që mbajnë dhe peshën më të madhe prej 93,5 %, në totalin e mallrave të importuar, shënuan ulje me 1,1 %. Brenda këtij grupi, konfeksionet e veshjeve shënuan uljen më të madhe me 3,8 %.
Ndërsa importi i produkteve të industrisë nxjerrëse shënuan një ulje me 0,6 %. Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin e prodhimit të produkteve të duhanit shënuan rritje me 2,4 %. Çmimet e prodhimit të mjeteve të tjera të transportit u ritën 0,7 %, ndërsa ato të prodhimit të lëkurës dhe produkteve prej lëkure me 0,5 %.