December 25, 2024
bitcoin-price-news-latest-2022.jpg


Bitcoin u katapultua mbi 100 mijë dollarë për herë të parë ditën e Enjte, një objektiv madhor i cili u prit mirë edhe nga skeptikët e kriptomonedhave.

Vlera totale e kriptomonedha është dyfishuar këtë vit dhe prekur një rekord rreth 3.8 trilionë dollarë sipas të dhënave të CoinGecko. Për krahasim, vlera e përgjithshme e Apple është 3.7 trilionë dollarë.

Marshimi i Bitcoin nga kufiri libertarian në Wall Street ka krijuar milionerë, një klasë të re asetesh që ka popullarizuar konceptin e “financës së decentralizuar” gjatë një periudhe të paqëndrueshme dhe shpesh të diskutueshme që nga krijimi i saj 16 vjet më parë.

Bitcoin ka dyfishuar vlerën e tij këtë vit dhe është rritur me më shumë se 50 përqind në katër javë që kur Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale.

Pasi kapërceu 100 mijë dollarë mëngjesin e së Enjtes në tregjet Aziatike, me shpejtësi u ngjit në 103 mijë dollarë dhe vendosur një rekord të ri prej 103,619 dollarë.

Lëvizja e tij në një territor me gjashtë shifra është një rikthim i jashtëzakonshëm nga një rënie nën 16,000 dollarë në 2022, kur industria u godit rëndë nga kolapsi i bursës FTX. /PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *