Duket se këtë vit Big Brother Albania Vip do jetë ‘flakë’. Këtë e themi, pasi mësuam disa nga emrat e banorëve që do jenë pjesë e shtëpisë së famshme. Përveç katër njerëzve të zakonshëm, e cila do jetë edhe risia e këtij viti, duket se organizatorët kanë ‘goditur’ në shenjë me kastin. Mësohet se në listë është Alfred Cako.
Shumë i njohur për teoritë e tij konspirative, askujti nuk i shkonte në mendje që Cako do ishte një nga banorët e Big-ut këtë vit. Soni Malaj thuhet se do i bashkohet gjithashtu shtëpisë së famshme, e pasuar nga Klajdi Musabelli.
Një tjetër emër që pritet të bëjë ‘zhurmë’ aty brenda është ai i aktores së famshme Olta Daku. Me tipin dhe humorin që ka, pritshmëritë për Otën janë shumë të larta. Një bukurosh si vëllai i futbollistit të njohur Klaus Gjasula, Jurgen Gjasula, me siguri do jetë një figurë shumë e pëlqyer nga publiku femëror. Ai u pëlqye jo pak gjatë kampionatit europian që lamë pas, kur ishte i ftuar në studio të ndryshme televizive.
Renee Reffo është përfolur edhe më herët, njësoj si Dori dhe Devi, ish-prezantuesit e Fiks Fare dhe Eros Grezda, bukuroshi i futbollit.