December 22, 2024
172f9bc6-9135-49c7-b42b-9a5b504a2fc3.webp.webp


Federata e Futbollit e Qipros është dënuar me 10 mijë euro për shfaqjen e panos “Kosova është Serbi” nga huliganët qipriotë në ndeshjen Qipro – Kosova e luajtur më 9 shtator në Ligën e Kombeve. Mediumet në Rumani e kanë cilësuar si gjobë të lehtë nga UEFA. “UEFA nuk ishte aq drastike me Federatën e Futbollit të Qipros, të cilën e gjobiti me vetëm 10 mijë euro pasi tifozët qipriotë shfaqën në pjesën e parë të ndeshjes Qipro – Kosova dy pankarta me mesazhet “Kosova është Serbi” dhe “Qiproja është Greqi”, shkruan “Fanatik”

Kosova e fitoi ndeshjes 4:0 në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve. Në mesin e pjesës së parë ndeshja u ndërpre për disa minuta, kur në tribuna u shfaq panoja “Kosova është Serbi”. Vetëm pas largimit të saj ndeshja ka vazhduar.

Panoja u largua pas ndërhyrjes së policisë.

Nga dënimi nuk ka shpëtuar as Federata e Futbollit e Rumanisë. Federata rumune u dënua me 7500 euro për ndezje të fishekzjarrëve nga shikuesit e Rumanisë.

“Kjo është gjoba e tretë që UEFA i vendos Federatës së Futbollit të Rumanisë për edicionin e Ligës së Kombeve për incidente të shkaktuara nga shikuesit. Sanksioni është më i vogël tash, por e çon në 271 mijë euro shumën e dënimeve që Federata obligohet t’i paguaj për vitin 2024”, shkruan “Fanatik”.

Federata e Futbollit e Rumanisë me 55.500 euro u dënua për ndeshjen Rumani – Lituani dhe 128 mijë euro për ndeshjes Rumani – Kosovë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *