December 23, 2024
3333.jpg


E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ishte sot në një takim në Vlorë.

Duke e nisur udhëtimin e saj me një takim së bashku me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, znj. VanHorn theksoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit për të ndërtuar besimin publik, për të përforcuar përpjekjet vendore për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Reforma në drejtësi është puna e të gjithëve,” u shpreh ajo para studentëve.

Ditën e djeshme VanHorn zhvilloi takim me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Ajo ka zhvilluar takime edhe me kryetarë të Kolegjeve Penale dhe Civile të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda dhe Artur Kalaja.

foto galeri

foto galeri



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *