
Shoqata Sindikale e Pastrimit ka nisur protesten përpara objektit të Komunës së Prishtinës.
Protesta mbahet si shenjë revolte dhe pakënaqësie ndaj tenderit prej 16.5 milionë euro, që pretendohet se e çon kompaninë drejt falimentimit.
Ata mbajnë pankarta “16 milionë privatit, o për KRM Prishtinën”.
Punëtorët kanë thënë se ndihen të cënuar për humbjen e vendeve të punës, pas tenderit në vlerë prej 16 milionë e 400 mijë euro që shpalli Komuna e Prishtinës për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, që sipas tyre çon këtë ndërmarrje drejt falimentimit.
Ata thanë se kryetari Përparim Rama e drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci po e falimentojnë ndërmarrjen publike “Pastrimi”.