June 8, 2025
liverpol-1.webp.webp


Newcastle dhe Liverpooli kanë zhvilluar një ndeshje shumë të bukur të mbyllur në barazim me rezultat 3-3 në kuadër të javës 14-të të Ligës Premier.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët, ku fillimisht për Newcastle rrezikoi Sandro Tonali, ndërsa Alexis Mac Allister kishte dy raste.

Ndeshja u zhbllokua kur Alexander Isak gjeti rrjetën për 1-0 në minutën e 35-të pas një asistimi të Bruno Guimaraes.

Me të filluar pjesa e dytë, Salah asistoi te Curtis Jones i cili shënoi për 1-1.

Photography of Curtis Jones celebrating his goal against Newcastle.

Por laraskat nuk u dorëzuan dhe morën sërish epërsinë, me Isak që asistoi te Anthony Gordon që shënoi për 2-1.

Ndeshja sa shkonte dhe bëhej edhe më interesante, kjo fal Mohamed Salah, i cili shumë shpesh edhe këtë sezon po del të jetë vendimtar për Liverpoolin.

Egjiptiani arriti të shënojë në minutën e 68-të për 2-2, duke barazuar shifrat.

Sa shkonin minutat, Liverpooli shtoi presionin me Salah që fillimisht goditi shtyllën, pastaj arriti edhe të shënojë.

Zhivllohej minuta e 83-të, kur Trent Alexandre Arnold asistoi te Salah që shënoi për 3-2.

Photography of Mo Salah celebrating his goal against Newcastle United.

Por në anën tjetër, as Newcastle nuk u dorëzua dhe pajtua me humbjen, ku Fabian Schar arriti të barazojë shifrat në kohën shtesë për 3-3.

Liverpool mbetet lider me 35 pikë, ndërsa Newcastle është në vendin e 10-të me 20 pikë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *